Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi

Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 mes Tivarit dhe Ulqini ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. 6 prej tyre ndodhen ne gjendje te rende.

Sipas mediave malazeze, në autobusin me targa shqiptare AA 58 1 JX udhëtonin 53 persona.

Ndërsa, shqiptarja.com, duke u thirrur në burime të saj thotë se të aksidentuarit që kishin vizituar Dubrovnikun (Kroaci) për festat e fundvitit (Krishtlindje), po ktheheshin në Shqipëri.

Autobusi me shqiptarë është aksidentuar rëndë, saqë policia e ka pasur të vështirë të nxjerrë në kohë të shpejt udhëtarët e lënduar, pasi shumë prej tyre kishin mbetur të bllokuar. 30 prej shqiptareve janë nxjerre nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banoret e zonës. Të lënduarit lehtë janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit më rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimi Zjarrfikës dhe specialistë të qarkullimit ndodhen në vendngjarje dhe pritet të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button