Presidenti i Serbisë në telashe me ambasadorin gjerman për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm është përpjekur të mërkurën të aranzhojë takimin me kryetarin Serbisë Tomislav Nikoliqin, por shefi i shtetit serb i është përgjigjur se “nuk ka kohë”.
Kështu transmeton gazeta e Beogradit Novosti, përcjell Koha net, duke u thirrrur, siç thotë ajo, në burime jozyrtare. Gazeta sqaron se, gjoja, ambasadori ka dashur të sqarojë moskuptimet ndërmjet tij e kryetarit serb i cili, gjatë javës kishte deklaruar se ambasadori i Gjermanisë “në mënyrë të tërthortë e kishte akuzuar se po gënjente” dhe se në këtë mënyrë “tejkalonte kufirin e mirësjelljes” .

Nikoliq e kishe pasur në mendje paraqitjen e Ëilhelmit gjatë interpretimit të deklaratës së mëhershme të komisarit europian Johanes Hahn (në foto) lidhur me Kosovën, pasi diplomati gjerman kishte pohuar se nga Serbia askush nuk kërkon ta njohë Kosovën dhe se këtë s’e kishte thënë dhe kërkuar as komisari europian.

Më herët kryetari serb kishte theksuar se nga nga komisari Hahn për herë të parë qartë kishte dëgjuar se Serbia nuk do të jetë pjesë e BE-së pa e njohur Kosovën.

“E vlerësoj shumë ambasadorin e Gjermanisë, asnjë herë s’kemi pasur ndonjë kontest, bashkëpunojmë mrekullueshëm, porse ky është gaf i pafajshëm “, kishte thënë Nikoliq të martën.

Lajme të ngjashme

Back to top button