Gjatë fundjavës, reshje të dëborës dhe temperatura deri -9 gradë

Ftohje dhe ulje të temperaturave deri në minus nëntë gradë pritet gjatë fundjavës. Ulje do të ketë edhe te temperatura ditore ku maksimumi do të jetë katër gradë, ndërsa paralajmërohen edhe reshje të borës në vendet më të ulëta. Ditë e ngrohtë me temperaturë deri në 16 gradë do të ketë edhe sot (e enjte).

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike e Republikës së Maqedonisë paralajmërojnë se nga e premtja pasdite dhe në mbrëmje pritet depërtim i masës së ftohtë ajrore e përcjellë me erë mesatare deri në të përforcuar, ulje e shpejtë e temperaturës dhe reshje të cilat në shumë vende më të ulëta do të kalojnë në borë.

Reshje më të mëdha priten mëngjesin e të shtunes, kur do të formohet edhe shtresa e borës.

Temperatura e ditës të shtunën do të jetë në mesatare për 10 deri në 15 gradë Celsius më e ulët në krahasim të ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button