Me pronën trashëgohet edhe borxhi

Personat që trashëgojnë pronë të patundshme pasi të vdesë ndonjëri nga prindërit në të njëjtën kohë trashëgojnë edhe borxhet. Kështu që nëse eventualisht ndonjëri nga prindërit ka mbetur borxh, trashëguesit e pasurisë së tyre qoftë djali apo vajza, nuk do të mund ju ikin obligimet për pagesën e borxhit nëse kreditori apo borxhliu e kërkon këtë në mënyrë ligjore, shkruan Koha.

Procedura e bartjes së trashëgimisë sipas përmbaruesit Gordan Stankoviq duhet të fillojë në rrugë zyrtare menjëherë pasi të vdes njëri nga familjarët, mirëpo kur trashëgimtarët kuptojnë se familjari i tyre ka borxh të mbetur, ata nuk fillojnë procedurën e marrjes së trashëgimisë.

“Bartja e trashëgimisë nga familjari i vdekur te personat tjerë të gjallë të familjes duhet të bëhet me procedurë ligjore, por kjo në praktike rrallë ndodhë për shkak se gjyqi jep vendim se trashëgimtarët janë pronar e rinj, por e njëjta pronë nga ana e trashëgimtarëve nuk evidentohet edhe në noter”, ka deklaruar Stankoviq. Kështu, sipas tij, ndodhë që trashëgimtarët e rinj para kreditorit të deklarojnë se nuk janë trashëgimtarë, por më vonë kjo mund të ndiqen penalisht për dhënie të deklaratës së rrejshme, sepse me kërkesë deri të gjykata lehtë mund të vërtetohet se a janë apo jo trashëgimtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button