Maqedoni: Institucionet aktrojnë transparencën

Transparanca e institucioneve shtetërore, e në veçanti e qeverisë, është në nivelin më të ulët të mundshëm, përkundër deklarimeve të ekzekutivit se është e hapur, jo vetëm për vendimet që miraton, por madje pranon edhe ide nga qytetarët për probleme në sfera të ndryshme.

Duke komentuar mbledhjen e hapur të qeverisë dhe takimet e ministrave me qytetarë që mbahet një herë në vit, Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë se një veprim i tillë i qeverisë është populist dhe nuk ka të bëjë aspak me transparencën.

“Nuk ka të bëjë asgjë me transparencën e qeverisë, por më shumë me një populizëm eklatant që ka për qëllim që t’ua mjegulloj më shumë pamjen dhe t’ju krijoj një bindje të rrejshme qytetarëve dhe opinionit publik. Mendoj se i gjithë ky projekt i seancave të hapura të qeverisë është një teatër i cili paraprakisht përgatitet për ti dhënë një bindje e cila nuk ekziston tek qytetarët se qeveria gjithçka bënë në mënyrë të hapur për të informuar të gjithë qytetarët, e madje edhe për të pranuar ide nga ana e tyre“, thotë Xhelal Neziri.

Edhe Klime Babunski, komunikolog thotë se institucionet vazhdojnë të mos jenë transparente në punën ne tyre ndërsa veprimet e fundit i vlerëson si propagandë politike. Sipas tij, është pikërisht qeveria që shkel madje edhe dispoziata ligjit për qasje në informaciaonet e karakterit publik.

“Mbledhjet e hapura, transmetimi direkt, apo takimet me qytetarët, janë thjeshtë propagandë politike. Kjo nuk ka të bëjë aspak me përforcimin e demokracisë apo informimin e qytetarëve me vendimet që miraton. Kemi një situatë krejt ndryshe nga ajo që pretendon qeveria. Ajo është e pakapshme për informacione, madje nuk jepen të dhëna që parashihen me ligjin për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik. Pra, nuk kemi të bëjnë aspak me transparencë, qytetarët kërkojnë të dinë se ku dhe si harxhohen pararë, e shumë çështje tjera“, thotë Babunski.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri, thotë se qytetarët janë të interesuar të dinë për shumë projekte që vazhdojnë të mbeten enigmë sa i përket harxhimit të parave të taksapaguesve dhe vetëm atëherë sipas tij, mund të flasim për transparencë të institucioneve.

“Nëse qeveria dëshiron të jetë transparente, transparencë do të thotë një qeveri e hapur për të parë të gjithë qytetarët se si shpenzohen paratë që i paguajnë ata në formë të tatimeve. Pra, të jetë e hapur dhe të jap llogari para opinionit publik se si shpenzohen të gjitha mjetet e taksapaguesve. Rast me eklatant i jotransparencës joqeveritare që përgënjeshtron këtë teatër të quajtur senacë e hapur e qeverisë është rasti i financimit të projektit “Shkupi 2014“.

“Qytetarët ende nuk e kanë të qartë se sa ka kushtuar i gjithë projekti, a janë çmimet reale, a është i nevojshëm ky projekt për qytetarët e Maqedonisë në këtë kohë krize, dhe shumë e shumë pyetje tjera të cilat mbeten pa përgjigje“, thotë Neziri.

Përveç njohësve të çështjeve politike, edhe partitë opozitare i kanë quajtur populiste mbledhjet e hapura të qeverisë dhe gjoja dëgjimin e ideve të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Por, nga qeveria kanë bërë të ditur se ka edhe ide të qytetarëve që tashmë janë pjesë e zgjidhjeve të ndryshme ligjore, por pa dhënë detaje se për cilat propozime bëhet fjalë. /rel

Lajme të ngjashme

Back to top button