Meshari i Gjon Buzukët do të ekspozohet në Presidencë

Ditën e nesërme më datë 25 dhjetor çdokush do të mund të shohë kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut, të cilin Papa Françesku në vizitën e tij në Tiranë, ia dhuroi Presidentit Nishani.

Institucioni i Presidencës do të hapë dyert për qytetarët në ditën e Krishtlindjes. Të gjithë ata të cilët janë të interesuar pët të parë zyrat e Kreut të Shtetit si edhe Mesharin e Gjon Buzukut, do të kenë mundësi të futen në ambientet e Presidencës, ditën e nesërme në orën 11:00 deri në orën 14:00. Kopja e Mesharit të Gjon Buzukut është realizuar edhe në variantin elektronik dhe sipas Presidencës është dërguar për ruajtje në Arkivin e Shtetit.

Ndërsa për rreth 3 orë qytetarët do të kenë mundësi të shikojnë nga afër kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut, të cilin Papa Françesku ja dhuroi Nishanit gjatë vizitës së tij 1 ditore në Tiranë. Qytetarët do të kenë mundësi të hyjnë nga dera kryesore e Presidencës.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button