Policia në St. Louis të SHBA-së vret edhe një të ri afro-amerikan

Ndërkohë që vazhdojnë reagimet dhe debatet rreth vrasjes së të riut me ngjyrë Michael Brown, të cilin e vrau një polic, në St. Louis ka ndodhur edhe një vrasje tjetër e afro-amerikanit Anthonio Martin, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë një kontrolli rutine të policisë në autostradën North Hanley. Polici ka vërejtur personat e dyshimtë në një pikë karburanti. Pasi tentoi ti ndalojë, një nga të rinjtë e nxori armën, dhe e detyroi policin të reagojë duke e qëlluar të riun. Personi tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që hetimi është duke vazhduar, në afërsi të pikës së karburantit janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët protestojnë kundër dhunës së policisë. Vrasja e të riut me ngjyrë ka ndodhur në shtetin e Missouri, në St Louis. Vrasja e Michael Brown po ashtu ka ndodhur në këtë shtet, në qytetin Ferguson.

Lajme të ngjashme

Back to top button