Provim shtetërorë për nostrifikimin e diplomave nga vendet fqinje

Sipas ligjit të ri për arsimin e lart nostrifikimi i diplomës në Maqedoni nuk mund të bëhet nëse nuk jepet provimi shtetëror.

Ligji bën përjashtim në rastet kur studimet janë kryer në vendet që janë anëtare të OECD-së, ku bëjnë pjesë Australia, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çile, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Japonia, Koreja, Luksemburgu, Meksika, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Me përjashtim të shteteve më sipër, diplomat që do të merren kudo të tjetër në botë, nuk mund të përkthehen përpara se të kalohet provimi shtetëror.

Për diplomat nga Shqipëria, Serbia, Bullgaria e Kosova është e domosdoshme studentët t’i nënshtrohen provimit shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button