Zbulohen detaje të reja për Sony Xperia Z4

Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanisë Sony kanë sjellë si pasojë publikimin e shumë informacioneve konfidenciale të kompanisë online nga hakerët.

Ndër to, me anë të e-maileve janë zbuluar dhe detaje të telefonit inteligjent Xperia Z4, që kompania pritet të nxjerrë vitin që vjen.

Në e-mailet e kompanisë u zbuluan dhe disa imazhe të këtij telefoni inteligjent. Gjithashtu zyrtarë të kompanisë kanë folur me njeri-tjetrin në postën elektronike se nxjerra në treg e Xperia Z4 ka mundësi të ndodhë në periudhën maj-nëntor të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button