ITSHKSH: Bashkëpunimi me Tiranën thelbësorë për mbrojtjen së trashëgimisë kulturore

Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ­ Shkup, e vizituan deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë anëtarë të komisioneve të kulturës, arsimit, shkencës dhe informimit: Alfred Peza, Fatmir Toçi, Mimoza Hafizi,

Erjeta Alhysa, Adelina Rista, si dhe zëvendësministri i Arsimit, Arber Mazniku. Siç theksohet në kumtesën e ITSHKSH­së, drejtori Skender Asani, ka potencuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërkulturor dhe shkencor ndërmjet institucioneve të ngjashme të Republikës së Shqipërisë, dhe Institutit të Shkupit.

Ai nënvizoi nevojën e realizimit të projekteve të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore, kulturore e historike të shqiptarëve, këmbimin e literaturës shkencore dhe kuadrove në fushat specifike të veprimit, aty ku ka nevoja më të shumta. Udhëheqësi i delegacionit shqiptar, Alfred Peza, u shpreh se dyertë e bashkëpunimit të institucioneve arsimore, shkencore e kulturore të Shqipërisë, janë të hapura për bashkëkombësit në Maqedoni dhe viset e tjera.

Ai theksoi nevojën e identifikimit të problemeve dhe nevojave të përbashkëta, për çka edhe u ra dakord që shumë shpejtë drejtuesit e ITSHKSH­së të realitojnë një vizitë pune në Tiranë, pikërisht në institucionet me të cilët kemi më së shumti pika të përbashkëta të veprimit. Ndërsa, deputeti Fatmir Toçi, u zotua se do të jetë një urë lidhëse në mes të ITSHKSH­së dhe institucioneve shkencore e kulturore shqiptare të Tiranës, si Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Arkivit të Shtetit Shqiptar, Bibliotekës Kombëtare, etj. Ai veçanërisht theksoi nevojën e këmbimit të literaturës shkencore ndërmjet këtyre institucioneve, ndërsa duke qenë vetë botues, ofroi mundësinë e botimit të një numri të revistës “Studime albanologjike”.

Asani, në emër të punëtorëve shkencor të Institutit, e vlerësoi lartë këtë vizitë të delegacionit shqiptar, të cilët i falënderoi për interesimin e shprehur për gjendjen e shkencës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni, duke e cilësuar këtë si një fillim i mbarë i një etape të re të bashkëveprimit institucional, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button