Mot me diell, të premten borë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Paradite do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës nëpër disa fushëgropa të caktuara. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të luhatet prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa e ditës prej tetë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, me mjegull të dobët paradite. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 10 gradë Celsius.

Deri të enjten do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë, kryesisht me paraqitjen e mjegullës në disa fushëgropa të caktuara. Temperaturat e mëngjesit në më shumë vende do të jenë nën zero.

Nga e premtja pasdite do të ketë vranësira të rritura me erë mesatare deri në të përforcuar dhe reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta me borë.

Lajme të ngjashme

Back to top button