Moti sot do të jetë stabil, dhe me vranësira mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë stabil,  dhe me vranësira mesatare në pjesën veriperëndimore të vendit. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët nëpër fushëgropa të veçanta, ndërsa në orët e pasdites do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus një deri në katër, ndërsa ajo ditore nga gjashtë deri në 13 gradë cesius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare gjatë ditës. Paradite do të ketë kushte për mjegull, ndërsa pasdite do të frjyë erë me drejtim mestar veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në nëntë grade celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button