Putin: Shërbimet sekrete ruse duhet të përparojnë

Presidenti rus Vlladimir Putin bëri thirrje sot për përparimin e punës së shërbimeve sekrete ruse, me qëllim që ato të mund të barten me sfidat dhe kërcënimet moderne, kumtoi Kremlini.

Putini këtë kërkesë e nxori në letër të dërguar deri te veteranët dhe operativët aktuale të shërbimeve ruse të sigurimit.

“Theksoj se sfidat dhe kërcënimet moderne, si dhe paraqitja e disa faktorëve destabilizues, kërkojnë rritje të efikasitetit të tërë sistemit të shërbimeve vendore speciale”, shkroi Putin në letër me rastin e Ditës së shërbimeve të sigurimit.

“Detyra kyçe e operativëve të shërbimeve sekrete ruse është që të luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtarë dhe çdo tentim eventual i shërbimeve të huaja sekrete për t’i dhënë goditje Rusisë dhe interesave të saja politike dhe ekonomike”, theksohet në letrën e presidentit rus.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vendosën një seri sanksionesh ekonomike dhe të vizave kundër individëve dhe kompanive nga Rusia për shkak të përfshirjes së Moskës në krizën ukrainase, si dhe për shkak të aneksionit të Krimesë në muajin mars.

“Rusia do të punojë në masa reciproke kundër sanksioneve të reja të SHBA-së dhe Kanadasë”, deklaroi sot përfaqësuesi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Aleksandar Lukasheviq.

SHBA-ja dhe Kanadaja edhe më tej nuk mund t’i pranojnë rezultatet nga shprehja e lirë të vullnetit të Krimesë dhe Sevastopolit, deklaroi diplomati rus.

“Këshilla jonë deri te Uashingtoni dhe Otava është që të mendojnë për pasojat nga aksionet e tilla. ne do të punojmë në masa reciproke”, tha Lukasheviq. /MIA/

Lajme të ngjashme

Back to top button