Lokja që rrezikon Maqedoninë

Lokja 67-vjeçare, Bejnaze Ahmeti edhe pse jeton në Maqedoni me vite të tëra, akoma nuk e ka marrë shtetësinë e Maqedonisë.

Një nga arsyetimet më interesante që i është dhënë asaj gjatë disa aplikimeve që ka bërë për të marrë shtetësinë e Maqedonisë është se ajo është e rrezikshme për shtetin.

67-vjeçarja që jeton në Kumanovë është me origjinë ngë Presheva. Ajo, në moshën pesë vjeçare bashkë me familjen e saj ka ardhur në fshatin Vaksincë të Kumanovës.

“Kam qenë fëmijë kur kemi ardh ga Presheva në Vaksincë, as nuk e mbaj mend atë kohë. I kam pas vetëm5 vjet”, thotë lokja Bejnaze për “Lajm”.

Edhe pse ka plot 67 vjet që jeton në Maqedoni, ka familje të mbushur me fëmijë, nipër dhe mbesa, që të gjithë shtetas të Maqedonisë, për loken nuk ka shtetësi, pasi ajo e rrezikon Maqedoninë. Por, pse dhe si e rrezikon Maqedoninë, lokja nuk e di, atë e dinë vetëm institucionet e Maqedonisë që i kanë kthyer një përgjigje të tillë.

Pas pavarësimit të Maqedonisë e tërë familja ka bërë kërkesë për shtetësi. Të gjithëve u është pranuar kërkesa me përjashtim të lokës Bejnaze.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E nderuar redaksi portal alb un kom edhe nje rrefim te njejt sikur te kesaj lokes edhe un jam nga kumanova Nena ime e ndjer kisht te njejtin problem pasi qe isht e rrezikshme per shtetin maqedon po un parashtroj pytje vetes si mun te ishte nje person i rrezikshem me vetem 2 vite shkoll kur nuk dij as te shkruaj as te lexoj Nena ime jetoi 36 vite ne MK me kuror te rregullt me dokumenta gjith te rregullta per te fituar shtetsin prap mori nje pergjije te njejt me te kesaj lokes nga VAKSINCA

Back to top button