Obama: Do reagojmë ndaj Koresë për sulmin ndaj Sony

Presidenti amerikan Barack Obama është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ndaj sulmit elektronik të Koresë së Veriut ndaj kompanisë kinematografike Sony Pictures.

Në fjalimin e fundit për vitin 2014, Obama deklaroi gjithashtu se studioja “bëri gabim” kur refuzoi të mos publikonte filmin komedi mbi vrasjen e liderit koreano-verior, Kim Jong un.

“Ne do të përgjigjemi me masa të përshtatshme, në kohën dhe me mënyrat që do të zgjedhim”, deklaroi Obama, pa saktësuar se cilat do të jenë mënyrat në fjalë.

“Ne nuk mund të kemi një shoqëri ndaj të cilës ndonjë diktator diku nëpër botë mund të vendosë çensurë ndaj Shteteve të Bashkuara”, vijoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara theksoi se është me rëndësi mbrojtja e sistemeve elektronike të sektorit publik dhe atij privat nga sulmet pirate, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike dhe sociale.

Barack Obama vuri gjithashtu në dukje bindjen e tij se Sony Pictures bëri gabim kur vendosi të mos vazhdonte me publikimin e filmit.

“Amerikanët nuk mund të ndryshojnë modelin e sjelljes së tyre për shkak të një sulmi të mundshëm terrorist. Ne nuk jemi të tillë, Amerika nuk është e tillë”, shtoi Obama./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button