Haziri: Koalicioni i elefantëve do të funksionojë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni PDK-LDK do të funksionojë shumë mirë.

Sipas tij, ky ka qenë koalicioni i vetëm i mundshëm, me qëllim që Kosova të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ka qenë opsioni dhe mënyra e vetme për ta bërë Kosovën me Kuvend dhe Qeveri pas gjashtë muajsh. Pavarësisht se mund të jetë i dhimbshëm për njërën apo palën tjetër, ka qenë opsioni i vetëm për t’i përjashtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha Haziri për Epoka e Re.

Sipas tij, ndërtimi i koalicionit, siç e quan ai të elefantëve ka qenë i vështirë dhe i dhimbshëm , por se është arritur për të mirën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button