Deputetët e PDSH-së konfirmojnë vasalitetin ndaj Ivanovit

Deputetët e PDSH-së, ishin deputetët e vetëm shqiptarë të pranishëm në fjalimin vjetor të Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

Në sallën e Kuvendit, fjalimin e Ivanovit e dëgjuan deputetët: Bekim Fazliu, Orhani Ibrahimi, Imeri Aliu dhe Gazmend Aliji. Pas përfundimit të seancës, këta deputetë nuk pranuan që të flasim me gazetarët.

Rikujtojmë se deputetët e PDSH-së ishin të pranishëm edhe në fjalimin inaugurues të Ivanovit në maj, pas zgjedhjes së tij si kryetari i shtetit.

Kjo pjesëmarrje e tyre sikur i vërteton zërat se partia që e drejton Menduh Thaçi kishte nënshkruar një marrëveshje me VMRO-në për ta mbështetur me çdo kusht presidentin Ivanov, i cili u rizgjodh në post, por po kontestohet nga LSDM-ja dhe gjithashtu edhe nga BDI, deputetët e të cilës edhe kësaj here kanë bojkotuar Ivanovin, duke mos dëgjuar fjalimin e tij. /Shenja

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Pse!? Çfarè ka bèrè BDI se nuk janè vasal tè Ivanovit ,i cili nuk ka asnje kompetence, ndersa janè vasal te Gruevskit !?

  2. Nuk mund te kuptoj se cfarè pergjegjèsie mban Ivanovi dhe cfarè dèmi u pruni Shqiptarve Pdsh ,ishte nè njè fjalim koti, nè krahasim me vendimet e Bdi ne qeveri dhe parlament si shumice parlamentare sebashku me Gruevskin dhe Vmro????

Back to top button