A e pret stemën fati i ligjit të “branitellave”?

Do të shtyhet në pafundësi, derisa të gjendet ndonjë zgjidhje më e mirë. Ky është vendimi i parë jozyrtarë i marrë për propozim stemën e re, pas përplasjeve në kryesinë e BDI-së, ku siç mëson gazeta KOHA, numri i funksionarëve kundër stemës tanimë është dominues.

Së fundmi, mësohet se përveç deputetëve dhe ministrit Adnan Jashari edhe zyrtarë të tjerë shqiptarë në Qeveri kanë dalë kundër propozim stemës dhe madje edhe kanë pamundësuar miratimin e propozim tekstit final, i cili duhej të niset për në Parlament. Për të hënën u paralajmërua se propozimi për stemën e re do të jetë në rend dite në mbledhjen e Qeverisë. Por, nga ekzekutivi thonë për gazetën KOHA se kjo pikë as nuk është hapur dhe as nuk dihet nëse do të hapet në ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme. Arsyetimi zyrtar i Qeverisë është se të hënën ka ndodhur një keqkuptim dhe se Qeveria ka caktuar vazhdimin e seancës së mbetur për gjysmë që në të ka pika të tjera të rendit të ditës. Por, siç mësohet një pjesë e ministrave shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje dhe Qeveria nuk ka arritur të diskutojë as për pikat e tjera të rendit të ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button