Portretizimi i ndotjes në Tetovë në tmerrin e “Ulëritjes”

Tetova vazhdon të mbetet  qyteti me ajër më të ndotur në Maqedoni. Matjet e Ministrisë çdo ditë janë alarmante, shenja e purpurt që tregon sasinë e lartë të grimcave helmuese PM10 nuk hiqet nga indeksi tregues. Tetovarët dy vite me radhë protestojnë kundër ndotjes duke theksuar se fabrika e “Jugohromit” një nga ndotësit më të madh në rajon duhet të mbyllet pasi punon pa filtra. E në këtë Qeveria duke shkelur vullnetin e banorëve u përgjigj duke ia shtuar jetën këtij ndotësi. Taulant Salihi në mënyrë kreative ilustron tmerrin e ndotjes duke e ri-krijuar fotografinë e famshme të Edvard Munch “The scream” (Ulëritja) në kontekstin aktual të ndotjes së Jugohromit. /Portalb

Taulant Salihi në mënyrë kreative ilustron tmerrin e ndotjes duke e ri-krijuar fotografinë e famshme të Edvard Munch “The scream” (Ulëritja)
Taulant Salihi në mënyrë kreative ilustron tmerrin e ndotjes duke e ri-krijuar fotografinë e famshme të Edvard Munch “The scream” (Ulëritja)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button