A po bëhen rusët gati për luftë? (Video)

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se gjatë periudhës 5-10 dhjetor, në Kaliningrad është mbajtur një stërvitje e jashtëzakonshme ushtarake nën urdhrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në ushtrim morën pjesë nëntëmijë ushtarë rusë dhe më shumë se 55 anije ushtarake, ndërsa thuhet se u organizua për të testuar gatishmërinë luftarake të trupave në Kaliningrad, një enklavë ruse që kufizohet me shtetet anëtare të NATO-së – Lituaninë dhe Poloninë – raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Në ushtrime kanë marrë pjesë trupat e raketave, artilerisë, këmbësorisë mekanike, të forcave ajrore, detare, njësive të zbulimit, njësive për komunikim dhe logjistikës, si dhe aeroplanët luftarakë dhe transportues, helikopterët dhe anijet e Flotës Baltike”, thuhet në një kumtesë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button