Marrëveshja e Ohrit në revizion në Bruksel

Revizioni i marrëveshjes së Ohrit duhet të përfundojë shpejt dhe rekomandimet e saj të zbatohen, thuhet në dokumentin e miratuar nga ministrat e punëve të jashtme të BE-së.

Ashtu si edhe dy vitet e kaluara edhe këtë vit fjala rishikim (review) ka ngjallur polemika. Shtrohet pyetja nëse në këto konkludime të ministrave mendohet për revizion apo rishikim të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas analistit Mersel Bilalli, ky është një fjalor diplomatik i Bashkimit Evropian.

“Kjo fjalë mund të interpretohet në dy mënyra edhe si revizion edhe si rishikim. Bashkimi Evropian për Marrëveshjen e Ohrit dëshiron të prononcohet në mënyrë restriktive”, deklaroi Bilalli.

Sipas Bilallit problemi me mosrealizimin e Marrëveshjen e Ohrit është nga faktori njeri, dhe të gjitha partitë si shqiptare edhe ato maqedonase nuk dëshirojnë të prishin komoditetin dhe e lënë këtë çështje të pazgjidhur, ashtu siç është rasti me anëtarësimin në BE.

I të njëjtit mendim është edhe analisti politik Ramadan Ramadani.

“Dy vite kërkohet nga Qeveria që të bëjë një analizë kualitative por kjo nuk është ëbrë asnjëherë. Tani më 10 vjet po shtyhet afati I përfundimit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe ende ai po qëndron pa lëvizur”, theksoi Ramadani.

Lajme të ngjashme

Back to top button