Qeveria imponon fjalën e fundit në sektorin civil, formohet Këshill i veçantë

Të gjitha rekomandimet që kanë të bëjnë me Maqedoninë potencojnë ngecjet në zhvillimin e shoqërisë civile, sektor ky që varet kryesisht nga donatorë të ndryshëm. Pas rekomandimeve të Komisionit Evropian qeveria insiston të përmirësojë diçka në këtë sektor, por përfaqësues të ndryshëm nga ky sektorë janë skeptik për rolin e qeverisë.

Për të përmirësuar imazhin e saj qeveria njoftoi Brukselin se do të formojë Këshillin ku shoqatat joqeveritare, fondacionet dhe sektorë të tjerë do të jenë pjesëmarrëse dhe do të kenë përfaqësuesin e tyre që do të jetë korrektore i punës së qeverisë.

Ekspertët mendojnë se qeveria mundohet të arsyetojë veprimet e saja se goja po bënë diçka për shoqërinë civile, por në të vërtet ajo sërish imponon fjalën e sajë të fundit.

“Qeveria ka për detyrë që të konsultohet me këshillin e ardhshëm, por për zhvillimin e shoqërisë sonë civile është me interes që Këshilli të jetë në funksion të qytetarëve. Për formimin e këtij organi duhen më së paku 12 muaj përgatitje dhe është shumë me rëndësi se cilët janë anëtarët. Për ne është më e çuditshme se qeveria dëshiron ta ketë fjalën e fundit”, thotë Fani Karanfilova nga fondacioni shoqëria e hapur – Maqedonia.

Borjan Mariçiq nga Qendra evropiane për arsimim thotë se ky Këshill që propozon qeveria është nën patronazhin e BE-së.

“Dyshojë se ajo që bën qeveria me formimin e Këshillit do të jetë mirë për sektorin civil deh shoqërinë civile. Ka shumë punë dhe duhet shumë të intervenohet”, thotë Mariçiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button