Mjegull dhe erë e dobët

Moti sot në Maqedoni do të jetë me mjegull nëpër fushëgropat si dhe përgjatë Vardarit. Mjegulla në orët e pasdites do të jetë më e dobët, ndërsa do të fryjë erë dobët juglindore.

Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare deri në vranësira të konsiderueshme, nga orët mesditës fillimisht në pjesët perëndimore të vendit me shi të përkohshëm, ndërsa nga fundi i ditës edhe në pjesët e tjera do të ketë kushte për paraqitjen e shiut afatshkurtër.

Temperatura do të lëvizë prej minus katër deri në tre, ndërsa e ditës prej pesë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull e cila në orët e pasdites do të jetë më e dobët. Nga fundi i ditës do të ketë kushte për paraqitjen e shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në pesë gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button