Shoqata e “branitellave” paralajmërojnë bashkim me Tarçullovskin si ‘hero’ në krye të tyre

Pas kthimit të Johan Tarçullovskit në Maqedoni, shoqatat e “branitellave” nga konflikti i vitit 2001, paralajmëruan përbashkim me qëllim që t’i realizojnë kërkesat e tyre.

“Shoqata jonë më së shumti dëshiron që të bashkohen të gjitha shoqatat. Ne jemi në koalicion me tetë shoqata nga Maqedonia, ku janë edhe “branitellat” e Prilepit, Kumanovës, Velesit dhe të tjera. Me ardhjen e heroit tonë, Johan Tarçullovski, tash jemi të bashkuar, me qëllim që t’i realizojmë të drejtat tona nga viti 2001, sepse megjithatë, besojmë në Johanin. Shoqatat do të bashkohen me qëllimin e vetëm që t’i realizojnë të drejtat”, tha Vide Dimitrievski nga Shoqata e “branitellave” nga Gostivarit dhe anëtar në kryesinë e Shoqatës “Bedem”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button