SHBA, dritat ikin edhe në Departamentin e Shtetit!

Një ndërprerje e rrallë e energjisë elektrike ka zhytur në errësirë Ministrinë amerikane të Punëve të Jashtme, ku punojnë mijëra persona, sipas zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit.

”Një ndërprerje e energjisë ka ndodhur rreth orës lokale 09:00 (14:00 GMT) dhe nuk është rikthyer deri në mesditë”, theksoi një prej zyrtarëve.

Ai shtoi se disa linja telefoni dhe lidhjet në internet funksiononin.

Ndërtesa gjigante në jug të Uashingtonit ishte zhytur në errësirë, por punonjësit mund të shkonin dhe të vinin lirshëm, disa prisnin qetësisht në zyrat e tyre.

Nuk kishte asnjë masë sigurie të veçantë brenda dhe rreth Departamentit të Shtetit, një prej ndërtesave federale më të mbrojtura dhe të mbikëqyrura në SHBA.

Kjo lloj ndërprerjeje energjie është shumë e rrallë në ministri, që procedon rregullisht ushtrime për alarmet për zjarrin dhe me evakuimin e personelit.

SHBA posedon rrjetin e parë diplomatik dhe konsullor të planetit, me rreth 70 000 persona që punojnë në Departamentin e Shtetit.

Disa mijëra ndodhen në selinë e ministrisë së quajtur “Foggy Bottom”, emri i kësaj lagjeje historike të Uashingtonit ku ndodhen dhe ndërtesa të tjera federale./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button