9 mënyra si të dukeni më të gjata

Jeni te shkurtra dhe do donit te dukeshit te paktën disa centimetra me te gjata? Ja disa këshilla për t’ia arritur sadopak.

Jeni te shkurtra dhe do donit te dukeshit te paktën disa centimetra me te gjata? Nuk dini çfarë te bëni? Ne fakt ka disa zgjidhje praktike qe lidhen me mënyrën e veshjes. Zbulojini cilat janë ato.
Vishni pantallona me shtratin lart
Këto lloj pantallonash do ua tregojnë këmbët me te gjata dhe me te holla.
Zgjidhni ngjyra te errëta
Ngjyrat e errëta do ju tregojnë me te dobëta dhe paksa me te gjata. Duke i zgjedhur edhe këpucët njësoj si veshja do jepni idenë e një vajze me te gjate.
Vishni këpucë ne harmoni me veshjet
Zgjidhni këpucë te se njëjtës ngjyre me getat dhe me ngjyra jo shume te ndezura (te zeza, blu, kafe apo gri te erret). Ato do kenë tendence t’ua tregojnë këmbët me te gjata. E njëjta gjë duhet bere edhe me një pale këpucë dhe një pale xhinse te ngushta me shtratin lart.
Mbani gjithmonë taka
Takat e larta gjithmonë do ju tregojnë me te gjata. Nëse lodheni me takat e holla, zgjidhni një pale këpucë ortopedike.
Mbajeni trupin drejt
Edhe kur eci, edhe kur qëndroni ulur mbajeni gjithmonë trupin drejt. Ne te kundërt do dukeni edhe me e shkurtër nga sa jeni.
Zgjidhni veshje me vija vertikale
Vijat vertikale do ju bëjnë te dukeni me te gjata, ndërsa ato horizontalet me te shkurtra dhe me te shëndosha.
Tentoni te vishni dekolte
Thuhet shpesh se dekoltetë e hapura krijojnë idenë e një personi me te gjate.
Zgjidhni çantën dhe aksesoret e duhur
Sa me te mëdha te jene aksesoret dhe çanta aq me te shkurtra do te dukeni ju. Zgjidhni bizhuteri fine dhe çanta te vogla.
Mos neglizhoni modelet e flokëve
Nëse keni flokë te gjate, mos hezitoni t’i kapni ato bisht sa me sipër kokës. Do dukeni me te gjata.

Lajme të ngjashme

Back to top button