O’Nil: Maqedonia sot është më mirë se para 100 viteve

Maqedonia sot, 100 vjet pas Marrëveshjes nga Bukureshti, është në gjendje më të mirë se sa ndonjëherë ka qenë deri tani. Problem i vetëm është pengesa në rrugën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, nga ana e Greqisë me çka pamundësohet që Maqedonia ta marrë vendin në bashkësinë e popujve evropianë, vlerëson ndërmjetësuesi i parë në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Nil.

“Si mik i Maqedonisë dhe mbikëqyrës i vendit më shumë se 20 vjet, unë do të thoja që Maqedonia sot, 100 vjet pas Marrëveshjes nga Bukureshti, është në gjendje më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë-përveç në jë pikëpamje. Marrëveshja nga Bukureshti fiksoi kufijtë për këtë pjesë të rajonit ballkanik i cili, përveç disa korrigjimeve të vogla, ngelet i pandryshuar deri sot. Ai gjithash e shënoi fundin e luftërave mes shteteve të përfshira, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë (dhe sot Maqedonisë) dhe Turqisë. Posaçërisht pas vitit 1919 kanë ekzistuar lëvizje të popullsisë që ka rezultuar me komunitet me homogjen në çdo shtet. Në vitet e fundit janë lidhur marrëveshje ndërkombëtare mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe Bullgarisë, në të cilat të dy palët dakordohen se ata nuk kanë pretendime territoriale ndaj palës tjetër dhe se do të mbajnë  marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi ndërmjetësuesi i parë në kontestin Maqedoni-Greqi O’Nil në një intervistë për programin “Zëri i popullit” në TV Sonce.

Lajme të ngjashme

Back to top button