Rinia e Lëvizjes “BESA” dekoron me medalje ministrat e BDI-së për stemën

Rnia e Lëvizjes BESA, në një preskonferencë nëpërmjet një feste të improvizuar ka ironizuar duke me luanin e stemës së re të Maqedonisë. Rinia e kësaj lëvizje përgëzon ministrat e BDI-së që sipas tyre ishin më meritorët pr stemën.

“D u gjendur në një moment kaq historik për shqiptarët e Maqedonisë, por besoj edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, kur një simbol puro-shqiptar arritëm ta bëjmë stemë shtetërore, dëshirojmë që për këtë t’i falënderojmë ata që ishin më meritorët për këtë sukses – ministrat shqiptarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Për këtë qëllim në shenjë mirënjohjeje për këtë nder që këta ministra dhe kjo parti ua bënë shqiptarëve, ne – rinia e Lëvizjes BESA do t’ia dorëzojmë secilit nga ministrat shqiptarë nga një stemë të re me luanin shqiptar, që me to t’i stolisin zyrat e tyre, ndërsa luanët më të mëdhenj shqiptarë do t’ua dorëzojmë Luanëve të Shqiptarisë, z. Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Këto peshqeshe do t’ua dorëzojmë atyre sot, ndërsa urojmë që gjithmonë t’i stolisin zyrat e tyre”, u tha në konferencën për shtyp.

“Po ashtu ju njoftojmë se, pasi ta votojnë në Parlament, dhurata të këtilla do t’u japim edhe deputetëve shqiptarë. Me këtë rast ne si rini e BESËS nuk mund të mos e shprehim edhe admirimin e madh që kemi për këto figura, andaj i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës që ta krijojë një çmim nacional me emrin “Luani i Shqiptarisë Ali Ahmeti”, i cili çdo vit do t’u dorëzohet veprimtarëve shqiptarë me arritje të larta patriotike, ndërsa për këtë vit propozojmë që ky çmim t’i dahet ministrit Adnan Jashari”, u tha në konferencën për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button