Rusët në panik, shteti kaplohet nga inflacioni

Rënia e rublës nuk mbahet mend të jetë si kjo e ditëve të fundit. Popullsia është në panik për t’u furnizuar me shpejtësi me rezerva të ushqimeve, çmimet e të cilave janë arritur për 25 për qind. Besimi i banorëve në stabilitetin e vendit ka rënë, shkruan Business Insider

Një banor që nuk është identifikuar, ka thënë se raftet në supermarketet e kryeqytetit rus janë çdo herë e më të zbrazëta, sepse banorët blejnë sa më shumë, para se të ndodh rënia tjetër e rublës. Ai thotë se kështu nuk ishte as në kohën e krizës që goditi vendin para pesë vitesh.

Çmimet e mishit të derrit dhe të sheqerit janë rritur me 25 për qind, ndërsa çmimet e peshkut dhe të frutave të detit me 15 për qind, shkruan Nezavisnaja Gazeta. Raporti i Byrosë Qendrore të Statistikave gjithashtu tregon se çmimet në dhjetor kanë vazhduar të rriten, transmeton Telegrafi.

Vetëm për shtatë ditë çmimet e hejdës që përdoret shumë në Rusi, janë rritur për 5.7 për qind, derisa çmimet vezëve, trangujve dhe lakrës janë rritur prej 4.3-6.2 për qind.

Sipas Bankës Qendrore të Rusisë, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit, inflacioni muajin e kaluar arriti në 9.4 për qind. Arsyet për këtë krizë duhet kërkuar në faktin se Rusia shumica e ushqimeve e ka importuar nga jashtë vendit, gjë që në kombinim me rënien e rublës në raport me dollarin dhe sanksionet që ka zbatuar BE, kjo do të ndikojnë edhe më shumë në inflacion. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button