Rrëshqitjet e dheut në Indonezi, humbin jetën 17 persona

Nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në ishullin Java të Indonezisë, kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa rreth 91 të tjerë deklarohen të humbur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë, Sutopo Purwo Nugroho, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se sipas informacioneve paraprake nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Sampang të rajonit qendror të Java-s kanë humbur jetën 17 persona dhe rreth 91 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Në ngjarjen ku shumë shtëpi kanë ngelur poshtë dheut, qindra ushtarë, policë duke përfshirë dhe qindra vullnetarë janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi këtë vit kanë humbur jetën më shumë se 270 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button