Kapet shqiptari në Itali me 100 kg drogë

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të një makine në autostradë në hyrje të Romës, në sediljen e pasme të saj u gjetën disa pako të dyshimta. Në 70 konfeksione të ndryshme me letër alumini, u zbulua në brendësi marijuanë, ku një pjesë ishte vendosur në bagazh me një peshë totale prej 100 kg. 34 vjeçari me iniciale K.I., rezultoi me leje qëndrimi të rregullt në Itali dhe pa precedentë penal. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button