Mediat e huaja raportojnë për drejtorët që u munduan të sabotojnë protestat

Protesta e studentëve është pasqyruar në mediumet relevante te rajonit. Mediat rajonale raportojnë se studentët kanë okupuar Shkupin dhe se këto kanë qenë protesta më të mëdha studentore që nga pavarësimi i Maqedonisë.

Në mediat e huaja arriti edhe informacioni se drejtorët e shkollave të mesme janë munduar që të sabotojnë protestat. CNN duke iu referuar disa mediave maqedonase shkruan se janë shënuar disa tentime nga profesor dhe drejtor të shkollave të mesme që të pengojnë nxënësit e shkollave të mesme që tu bashkëngjiten protestave të studentëve.

Në mediat e huaja theksohet se në marshin protestues të studentëve morën pjesë nga të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button