USHT, zhvillimet e fundit, si tenton ky universitet ta përmirësojë imazhin

Universiteti Shtetëror i Tetovës po mundohet të rindërtoj imazhin tij. Kjo për arsye se zhvillimet e fundit i kanë ardhur si mysafir i paftuar. Pakënaqësitë e shumta që nga fillimi i vitit akademik, nuk ndalen ende. Studentët, vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre të cilat po ia kufizojnë zyrtarët e USHT-së. Dikush thotë se USHT-ja është burim për shkencë, duke harruar se edhe politika është shkencë dhe se propaganda është pjesë e saj. Më e keqja në këtë mes është keqpërdorimi i studentëve, të cilët i llogarisin si krahu tyre i djathtë por që në fakt studentët janë marioneta të tyre.

Në grupin e studentëve me afat të skaduar i bëjnë pjesë ata që ndër vite gravitojnë aty ku nuk peshojnë. Një kryetarë i cili ndoshta për interesa personale, përgjegjësinë e tij e ka zbarkuar duke u bërë lodër e jakave të bardha. Por, njëkohësisht edhe duke qenë larg detyrimit të tij moral për mbrojtjen e atyre që e “kanë zgjedhur”. Si duket synimi i tij nuk ka qenë i bazuar në përgjegjësi, por në shërbim.

Zhvillimet e fundit vërtet kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe zyrtarët po luftojnë duke shfrytëzuar çdo mekanizëm për të përmirësuar imazhin e USHT-së e cila doli mosmirënjohëse ndaj studentëve. Për studentët janë të paqarta pyetjet: Cili është kuptimi i fjalës Universitet, kur studentët shkelen? Cili është kuptimi i fjalës profesor, kur dinjitetin e tij e vë në rend të dytë ndaj studentëve? Si dhe Cili është kuptimi i fjalës student, kur heshtja dhe kufizimi i tij janë elementet që e përbëjnë atë?

Bursat që u ndahen si për studentët e dalluar të studimeve deridiplomike por edhe për ata të studimeve postdiplomike, nuk është se ka pasur nevojë që studentët të shpërblehen. Përkundrazi, të dëmshpërblehen për shkërmoqjen e moralit të tyre si student. Epilogu i gjithë kësaj është një: USHT-ja është thikë me dy tehe. Nga njëra anë i demoralizon studentët duke i kufizuar deri në pafundësi dhe nga ana tjetër i (dëm)shpërblen me bursa simbolike (qesharake).

Apo, promovimi i programeve për pagesën e provimeve dhe obligimeve tjera përmes formës elektronike. Kjo mbase nuk do arsyetim. Një gjë e tillë nuk është aspak për t’u promovuar. Duke u nisur nga fakti i marrëveshjeve fitimprurëse mes bankave dhe institucionit që çdo një provim të paguhet veçmas, një sistem i tillë do të largonte nga kriza USHT-në në afatin e provimeve. Madje, do të rregullonte edhe punët administrative, punonjësit e së cilës janë indikacion për të mos diplomuar, si pasojë e humbjes së të dhënave dhe idiotizmit të tyre në qasjen e drejtpërdrejtë të papërgjegjshme.
Sa janë studentët të përfshirë në proceset që çojnë përpara dhe ngritin USHT-në në piedestale më të larta, kjo është e qartë. Nga vetë fakti se një prorektorë, jo zyrtarisht thuhet ka injoruar dhe ka kthyer me dhjetëra projekte, duke i cilësuar ata si të panevojshëm për USHT-në dhe duke konsideruar se USHT-ja nuk ka nevojë për fonde të tilla. Nuk mbaron këtu gjithçka. Kujtojmë: Bibliotekën Universitare, Qendrës për Bashkëpunim mes Universiteteve Publike nga rajoni dhe më gjerë (përfshi edhe nga SHBA-ja).

Të kënaqur nga gjendja aktuale nuk janë as profesorët dhe asistentët, për të cilët mësohet se nuk kanë marrë rroga për më tepër se 6 muaj, madje asistentët për më tepër se një vit. Mirëpo, pavarësisht kësaj ata mbete indiferent. Sido qoftë, projekte, tendenca për imazh të mirë dhe aplikim të programeve të ndryshme, madje edhe bashkëpunime me institucione të ndryshe, vazhdojnë të kultivohen në USHT. Mirëpo, pa marrë parasysh tendencat, është e kotë që një gjeneratë e shëndoshë të ngritët mbi themelet e kalbura.

Shkruan-Një student në vitin e katërt në USHT

Lajme të ngjashme

Back to top button