Të drejtat e njeriut, privilegj i pushtetarëve, qytetarët në luftë për të drejtën e ekzistencës

Slogani i ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sjellë mesazhin se këto të drejta i takojnë çdo kujt në çdo vend dhe se ato duhet të promovohen dhe mbrohen çdo ditë.

Në një shoqëri si ajo e Maqedonisë konceptimi i nocionit bazë për të drejtat e njeriut e shoqëron qytetarin e thjeshtë në çdo segment të jetës.

Padrejtësia përbënë kuptimin e një dite për shumicën e qytetarëve

Nga një anketë nga Portlab, fjala padrejtësi përbënë kuptimin e një dite për shumicën e qytetarëve.

“Të gjitha vështirësitë e jetës së përditshme ndërlidhen me padrejtësitë dhe shkeljen e parimeve bazë të të drejtave të njeriut. E drejta për ta pasur një vend pune dhe e  drejta për një përkujdesje më thelbësore sociale dhe ekonomike nga ane shtetit, janë të drejta që nëpërkëmben në mënyrën më të vrazhdë, pikërisht nga ata të cilët duhet të krijojnë këtë siguri”, thotë Urim Elmazi jurist i diplomuar.

Pjesa më e madhe e qytetarëve ndjenë se janë pjesë e një të drejtë selective e një të drejte që garanton privilegjet e atyre që janë në pushtet dhe një turme që mund të shndërrohen lehtë në një mall votash për blerje të lirë.

“Asgjë nuk funksionon ashtu siç premtohet. Të drejtat e qytetarit të thjeshtë janë bërë objekt manipulimesh. E drejta ime për të pasur një dinjitet më të madh si qytetarë cenohet kudo. Deri sa jemi bërë pre e institucioneve që nxjerrë pengesa qoftë edhe për një ndihmë të vogël sociale, atëherë të mos flasim për vështirësitë tjera ekzistenciale që na kanë sjellë buzë varfërisë”. Thotë Rexhep Saiti.

Shkelja e të drejtave të mund të konstatohet lehtë nga çdo qytetarë i Maqedonisë

Në mënyrën e një qytetareje të thjeshtë padrejtësitë dhe shkeljen e të të drejtave të njeriut e ndien edhe deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova.

Dimova për Portalb thotë se shkelja e të drejtave të mund të konstatohet lehtë nga çdo qytetarë i Maqedonisë që e takon në rrugë.

“Pyet një rom që dëshiron të kalojë kufirin, pyet të tjerët që jetojnë në një shoqëri ku shteti është ngjitur me partinë, pyet gratë shtatzëne çfarë peripecish përjetojnë për një abort, të gjithë këto janë një gamë e padrejtësive dhe shkeljes së të drejtave të njeriut”, thotë Lidija Dimova.

Dimova thotë se edhe si deputete është pjesë e mohimit të të drejtës së saj kushtetuese s. Parlamenti, thotë ajo më muaj nuk vendos për mandatin tim.

“Një ndër shkeljet me të mëdha të të drejtave të njeriut që po ndodh në Maqedoni është mohimi I lirisë së fjalës dhe lirisë së të shprehurit. Qeveria ka vendosur nën kontroll mediat duke bërë shkeljen m themelore të të drejtave të njeriut të drejtën e qytetarit për tu informuar.

Të drejtave të njeriut shkelet në mënyra të ndryshme nga institucionet

Osman Kadriu për Portalb thotë se në parim duket se gjithçka është mirë. Ai thotë se ekziston Konventa ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut që është e implementuar edhe në kushtetutë dhe si e tillë duhet ët garantojë dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

“Mjerisht, në praktikë kemi barriera dhe shkelje të të drejtave të njeriut në forma më të ndryshme, duke filluar nga sistemi gjyqësorë, liria e mediave, sistemi shëndetësorë, sistemi arsimorë. I gjithë korpusi i të drejtave të njeriut po shkelet në mënyra të ndryshme nga institucionet”. Thotë Osman Kadriu.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button