Ja çfarë duhet të bëni për të mos u shëndoshur gjatë festave 

Shumë femra mendojnë se është vështirë te ruajnë një siluete perfekte gjate periudhës se festave. Por duke ndjekur disa sugjerime te thjeshta është e mundur te mbani nen kontroll peshën tuaj.

1- Te zgjidhni mire erëzat

Rregulli i pare për te mos u shëndoshur gjate festave te fund vitit është kujdesi ne përdorimin e erëzave. Ju sugjerojmë te zëvendësoni vajin me verën nëse duhet te përgatitni diçka te skuqur. Përmes nxehtësisë vera humbet vlerat kalorike dhe i dhuron një shije te shijshme ushqimeve.

2- Te reduktoni yndyrën

Për te mos rrezikuar qe te merrni peshe gjate festave, kushtojini vëmendje reduktimit te yndyrave. Nëse nuk dëshironi te gaboni ne ushqime mund te zgjidhni kërpudha, kaperi dhe ushqime turshi.

3- Beni kujdes me kripen

Mes ushqimeve qe konsumojmë gjate festave me siguri do ta teproni edhe me kripen. Ju sugjerojmë te moderoni përdorimin e kripës dhe ta zëvendësoni këtë përbërës me ndonjë erz. Zgjidhni rigonin, piperin apo çdo lloj erz tjetër.

4- Limitoni ëmbëlsirat

Nëse nuk dëshironi te ndiqni ndonjë diete drastike pas festave ju sugjerojmë te limitoni përgatitjet e ëmbla. Me siguri do te jete shume e vështirë për ju, por nuk duhet te dorëzoheni!

5- Te gatuani light

Ne vend te ushqimeve te skuqura ju këshillojmë te preferoni ato te gatuara me avull për te mos rrezikuar te shëndosheni gjate periudhës se festave, ne rast se ideja nuk ju bind është mire te preferoni perime ne furre. Përpiquni te evitoni patatet e skuqura dhe ushqimet qe ju bëjnë te fitoni peshe.

6- Vetëm ëmbëlsira te lehta

Nëse nuk arrini te hiqni dore nga me shume një cope ëmbëlsire gjate festave është mire te preferoni një gatim tjetër te ëmbël por me pak kalori. Mund te preferoni torte me fruta apo me kos ose ndonjë recete light me muffin çokollate.

7- Te pini shume ujë

Çfarë te bëni për te mos u shëndoshur për festa? Është e rëndësishme te konsumoni shume ujë. Do t’u ndihmoje te pastroheni. Evitoni pijet me gaz dhe te gjitha pijet qe janë shume alkoolike.

8- Mos zgjasni shume festimet

Gjate festave do te jete e vështirë për ju te hiqni dore nga ushqimet me shume kalori qe përgatiten ne këtë periudhe. Ju këshillojmë te limitoni ne maksimum ditët festive. Mos e nisni mëngjesin me një cope bakllava!

9- Limitoni frutat e thata

Frutat e thata janë te pasura me fibra dhe i bëjnë shume mire organizmit tone. Por ato përmbajnë shume kalori. Mos konsumoni porcione te bollshme me bajame dhe fruta te tjera te thate por preferoni frutat e freskëta. Ju këshillojmë një molle ne dreke dhe një kivi ne darke.

10- Reduktoni salcat

Për te ruajtur peshën gjate festave evitoni salcat dhe përbërjet e tjera me shume kalori. Mund te synoni për perime te pjekura apo te gatuara ne avull apo dhe ushqimet turshi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button