Apple, së shpejti iPhone 6 për femra

 

Apple është gati te hedhe ne treg një version te ri te produktit te saj te fundit iPhone6, por qe ndryshe nga ai do te jete me i përshtatshëm për shijet dhe ekzigjencat e femrave. Sipas te dhënave paraprake, ekrani i versionit femëror te iPhone6 do te jete pak a shume sa ai i iPhone5. Por kjo nuk do te jete e reja e vetme. Sipas sit-it kinez, Feng.com, qe ka bere i pari njoftimin, ndryshe do te jete edhe çmimi, i cili do te jete shume me i arsyeshëm se sa ai i iPhone6.

Duket se dimensionet prej 4.7 police për iPhone6 dhe 5.5 police për iPhone6 Plus kane bere qe dimensionet te diskutohen mes përdoruesve te tyre dhe për shumicën, këto përmasa janë thjeshte te mëdha.

Gjithsesi, edhe pse shitjet e iPhone 6 është duke shkuar shume mire dhe vetëm ne tre ditët e para u shiten plot 10 milion unitete, hedhja ne treg e versionit femëror, për me tepër me çmim edhe me te ulet, mund te jete një risi qe vjen si pasoje e kritikave, por ajo rezulton edhe një gjetje e zgjuar e kompanisë se Cupertino-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button