Vetëvendosje: Na u thelluan problemet e vjetra

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mendon se Qeveria e re dhe kryeparlamentari i ri, janë probleme të vjetra të Kosovës.

Këto fjalë, Kurti bashkë me deputeten Puhije Demaku, ja ka thënë edhe nënkryetares së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, të cilën e takuan gjatë ditës së sotme.

Gjatë këtij takimi Kurti dhe Demaku, e kanë njoftuar më gjerësisht Lunacek-un edhe me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Qeveria e re dhe kryeparlamentari i ri janë probleme të vjetra të Kosovës, të cilat e thelluan edhe më tej krizën në vendin tonë. Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë edhe më fuqishëm opozitën në këtë mandat”, thuhet të ketë thënë Albin Kurti.

Përveç të tjerash gjatë takimit të dy palët u zotuan për vijimin e takimeve dhe bashkëpunimit më të ngushtë në mes grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Parlamentit Evropian dhe institucioneve të Bashkimit Evropian./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button