Biden dhe SHBA as që e përmendin Maqedoninë

Marrëdhëniet amerikano-greke janë me rëndësi të madhe për të dy vendet dhe ky është partneritet i fuqishëm në bazë të vlerave të përbashkëta të cilat na bëjnë jo vetëm aleatë të afërt, por edhe miq të mirë, deklaroi nënpresidenti amerikan Joe Biden në intervistë për “Katimerini”-n.

Intervista është bërë në virgjile të takimit të djeshëm midis kryeministrit grek Andonis Samaras dhe presidentit amerikan Barak Obama, në të cilin, mes tjerash, do të bisedohet edhe për çështjen për emrin e Maqedonisë.

“Me padurim presim të bisedojmë për kryesimin e Greqisë me BE-në në vitin 2014, dhe si ne mendojmë se mund të ndihmojë në avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Kjo përfshin gjithçka, nga zgjerimi i tregtisë midis Shtetet e Bashkuara dhe Evropa deri në mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare dhe evropiane që të vihet deri në zgjidhje të qetë të konfliktit në Siri, për avancim të vizionit më të gjërë për Evropën, e plotë dhe e lirë”, tha Joe Biden.

Ai shtoi se “SHBA-ja në masë të madhe vlerëson gjithçka që bën Greqia që të ndihmojë në zgjidhjen e një numri të madh të sfidave globale të sigurisë – nga logjistika për operacionet aleate në Libi deri në mbështetjen e përpjekjeve për stabilizim të Kosovës”.

“Greqia mbetet zë në Mesdheun lindor i cili është me rëndësi esenciale. Unë jam i inkurajuar nga përpjekjet e paradokohshme që të zhvillohen lidhje më të afërta dhe të ndërtohet besim midis qeverisë greke dhe turke dhe besoj se kjo mund të ketë efekt pozitiv mbi sigurinë dhe stabilitetin në gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Qipron. Lidhur me problemin e dytë, me padurim e presim vazhdimin e negociatave dhe jemi të përgatitur të bashkëpunojmë ngushtë dhe në mënyrë aktive me Kombet e Bashkuara, dy bashkësitë qipriote, si dhe me Turqinë dhe Greqinë, që të gjehet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë e cila do të sjellë deri në pajtim dhe bashkim të sërishëm të ishulli si federatë e dy zonave dhe dy bashkësive”, deklaroi Biden për “Katimerini”-n.

Lajme të ngjashme

Back to top button