Fazliu: Qeveria VMRO-BDI urgjentisht ta tërheqë propozimin për stemën e re

Partia Demokratike Shqiptare duke reaguar për deklaratën e fundit të Ministrit të drejtësisë Adnan Jashari për elementet shqiptare në stemën e re shtetërorë thonë se BDI tërësisht i është nënshturar VMRO-DPMNE-së.

“Me këtë stemë Jo që nuk bëhet de-etnizimi i simboleve shtetërore por ndodh e kundërta, propozohet një simbol partiak dhe tërësisht një etnik për simbol shtetërorë, siç është Stema.

Imponimi i një simboli të tillë sigurisht që nuk kontribuon pozitivisht në një shtet ku përbërja etnike dhe realiteti janë ndryshe nga ajo që paraqet Stema e propozuar nga ana e koalicionit VMRO-BDI.

Duke pasur parasysh rëndësinë e simboleve shtetërore, Partia Demokratike Shqiptare e ka si përcaktim programorë de-etnizimin e simboleve shtetërore siç janë Stema, Himni dhe Flamuri.(Pika 11. e Marrëveshjes së Re)

Me keqardhje konstatojmë se BDI, si pasojë e 153.000 votave, e ka edhe shumicën e Badenterit e cila gjithashtu nevojitet për miratimin e Stemës së re, dhe ne si PDSH jemi të pafuqishëm që ta pengojmë miratimin e kësaj steme. Zgjedhjet e manipuluara në vazhdimësi nga BDI, me ndihmën e maqedonasve dhe amin e ndërkombëtarëve, solli situatën që të gjitha mekanizmat e vendimmarrjes të jenë në duar të BDI-së dhe nëpërmjet saj, për fat të keq, në duart e maqedonasve, dhe si pasojë e krejt këtij nënshtrimi të BDI-së po finalizohet edhe ky projekt antishqiptarë, i cili do të mbaj vulën e turpit të një strukture të kriminalizuar dhe të korruptuar që e ka emrin BDI.

Kërkojmë që qeveria VMRO-BDI urgjentisht ta tërheqë nga procedura këtë propozim dhe të hapet dialog të mirëfilltë, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për stemën e cila do të përfshi specifikat e kërkesat e dy popujve me të mëdhenj në vend”, deklaroi në konferencën për shtyp Bekmi Fazliu PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button