Automjetet zyrtare arrin vlerën e 100 milion eurove

Në parkun e qeverisë gjenden 90 automjete të ndryshme vetura, furgone dhe kamionë. Pjesa më e madhe e tyre janë të blerë në lizing operativ, për të njëjtat paguhet 400 euro në muajt. Për derivate nga buxheti i shtetit rreth 15.000 euro. Numrin e saktë të automjeteve zyrtare në Maqedoni askush nuk e di. Jo zyrtarisht flitet për 3.000 automjete zyrtare, shkruan gazeta “Utrinski”.

Askush nuk e di sa automjete zyrtare paguan shtetit sepse nuk janë vetëm Qeveria dhe ministritë, por edhe institucionet, klinikat pastaj njësitë e tyre rajonale, ndërkaq të gjithë automjetet nuk janë të regjistruara si zyrtare.
Sipas të dhënave të gazetës “Utrinski”, çdo ministri posedon me 30 automjete. Ata janë të shpërndara në sektorë të ndryshme dhe i vozisin të punësuarit të cilët paraprakisht me shkrim arsyetojnë nevojën për automjetin.
Në vendet më të zhvilluara, veçanërisht në vendet skandinave numri i automjeteve zyrtare është shumë më i vogël.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë iniciativë për t’u zvogëluar numri i automjeteve zyrtare. E as më pak janë marr shembull vendet perëndimore, ku ministrat shkojnë në punë me biçikletë. Sipas kulturës së këtushme, një gjest i tillë do të interpretohej si nënçmim për ministrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button