Kuvendi i Kosovës sot voton për qeverinë e re

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në seancë plenare në orën 12:00 për votimin e qeverisë së re.

Shtyrja u kërkua nga dy partitë e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, por pa shpjegime nëse kjo ndodhi për shkak të Listës serbe apo për shkak të debateve rreth ndarjes së posteve në qeverinë e re.

Ndërkaq gjatë orëve të pasdites së të hënën mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës Isa Mustafa, ka shpalosur pikat kryesore të programit të tij qeverisës. Ndërsa deputetët e opozitës kritikuan programin qeverisës dhe në radhë të parë koalicionin qeverirës PDK-LDK.

Deputetët e Listës “Srpska” nuk morën pjesë në seancën e pasdites.

Lajme të ngjashme

Back to top button