Berisha: Rama bastard i komunizmit, mesazhe kërcënuese si Ramiz Alia

Gjatë aktivitetit të organizuar nga PD për 8 Dhjetorin në Qytetin Studenti ish-kryeministri Berisha tregon se një javë pas themelimit të Partisë Demokratike Ramiz Alia u ka dërguar një mesazh publik, “mos ngrini dy gishtat se do jua presim”. Por sipas Berishës të njëjtin mesazh e ka dërguar edhe kryeministri aktual, me prishjen e monumentin të dy gishtave në Kavajë, duke e cilësuar madje Ramën edhe si bastard i komunizmit.

“Një javë pas themelimit Ramiz Alia na çoi një mesazh publik, mos ngrini dy gishtat se do jua presim. Këtë mesazh dha Edvin Kristaq Rama, ky bastard i komunizmit. Aty në shenjë urrejtjeje atërore shembi monumentin e dy gishtave në Kavajë.”- tha Berisha.

Më pas ai duke iu drejtuar Ramës shprehet se betohemi se do t’iu rezervojmë fatin e etërve tuaj dhe se ky është nderimi më i madh i Dhjetorit të 1990-s, të cilët sipas Berishës dekoruan mbi 1 mijë xhelatë, për të nderuar kohë e etërve të tyre.

“Të betohemi në këtë qytet, se ne sot pas 24 vjetëve me dy gishtat lart do të rezervojmë fatin e etërve tuaj dhe ky është nderimi më i madh i Dhjetorit të ’90. Ne që përmbysëm shtatoren e Enverit ne do të përmbysim shumë shpejt bustet e bijve të tyre. Të Ramës dhe neobllokmenëve të rinj të cilët kremtuan lirinë me shenjat e hoxhës rehabilituan Hoxhën, dekoruan mbi 1 mijë xhelatë, për të nderuar kohë e etërve të tyre.”- tha Berisha.

Në përfundim të fjalës së tij Berisha ka shprehur nderim për Azem Hajdarin dhe për studentët e tjerë që u përballën me diktaturën më të egër dhe e gjunjëzuan, por ka shprehur nderim edhe për ata që janë të gatshëm të përballen me bijtë bastardë të etërve.

Dhjetori 1990, flasin Arben Imami, Eduard Selami, Bislim Ahmetaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, një nga pedagogët e parë që iu bashkua lëvizje studentore vlerëson se nuk e meriton lirinë ai që nuk shkon në luftë për të çdo ditë.

Një tjetër bashkëthemelues i PD, deputeti Eduard Selami, tregon për frikën që ishte mes atyre që ngrutën të parët zërin.

“Ata që vranë frikën në fillim ishin studentët. Azemi vrau frikën dhe çau i pari”- tha Selami.

Ndërsa kreu i shoqatës Dhjetori ’90, Bislim Ahmetaj ks kërkuar që në mënyrë që fjala Enver të mos përdoret më zyrtarisht në këtë shtet, duhet që 25 vjetorin e 8 Dhjetorit të mos e gëzojë më kjo mazhorancë, por ajo e studentëve dhe e rinisë shqiptare. / Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button