“Vrasësi” i Apple dhe Samsung, përgatit modelin e ri me një super-çmim!

Xiaomi, tashmë kompania më e përfolur e Kinës për telefona të mençur mund ta lansojë një model të ri që kushton 325 dollarë, pa kontratë me operatorët mobil, thuhet sipas një analisti kinez, citon Phone Arena.

Ky çmim është më pak se gjysma e asaj që përdoruesit paguajnë për një telefon të ri nga Samsung apo Apple. Edhe pse do të jetë një model i ri, telefoni i ri i Xiaomi do të vijë për të njëjtin çmim sa edhe modeli më i avancuar aktual Mi4, që kushton 320 dollarë.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve të para, thuhet se bëhet fjalë për pasardhësin e Mi4, që i bie të jetë Xiaomi Mi5.

Siç thuhet, modeli i ardhshëm i telefonit të Xiaomi do të jetë shumë i hollë, me dizajn tejet të bukur dhe shumë i fuqishëm për nga karakteristikat harduerike. Dhe të gjitha këto komponenta do të ofrohen për një super-çmim.

Xiaomi Mi5 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.7-inç në 2560 x 1440 piksel, dhe çmimi i tij do të jetë vetëm 325 dollarë, ndërsa kthjelltësia e ekranit thuhet se do t’ia kalojë edhe iPhone 6 dhe Galaxy S5.

Procesori i këtij modeli besohet se do të jetë nga Qualcomm, Snapdragon 810 processor, që është pasardhësi i procesorit të Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se këto janë vetëm parashikime të bëra nga një analist i industrisë – informacioni nuk është i lidhur me Xiaomi në asnjë aspekt, kështu që ka gjasa që këto parashikime të mos jenë të sakta. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button