Tribunë në Tetovë me ish deputetin turk Shefki Jëllmaz

Mbrëmë në Tetovë është organizuar tribunë me ish deputetin dhe profesorin turk Shevki Jillmaz, nga ana e Forumit Rinor Islam.

Ai para një numri të madh të pranishmëve foli për rolin e fesë në zgjidhjen e problemeve bashkëkohore duke dhënë shembuj konkret se si feja ka ndikuar në zgjidhjen e një numri të madh të problemeve që gjenezën e kanë te feja.

“Çdo gjë ka një mjeshtër, dhe mjeshtri i njeriut është Zoti, prandaj edhe shërimi i qenies njerëzore është te Zoti” tha Jëllmaz para të pranishmëve. Ai më tej foli për një sërë problemesh që ka politika bashkëkohore dhe se zgjidhja e tyre është te komunikimi dhe mirëkuptimi ndërmjet palëve.

Shefki Jëllmaz ka qenë deputet në parlamentin turk në kohën e Necmedin Erbakan dhe është aktivist në shoqërinë civile.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button