Hakerët kërcënojnë nëpunësit e “Sony Pictures”

Para disa javësh, kompania Sony Pictures u hakua nga disa piratë kibernetikë. Sulmi u pasua me zbulimin e disa filmave akoma të parealizuar që u postuan nga piratët kibernetikë në internet. Për piratët kibernetikë nuk mjaftoi vetëm që të komprometonin të dhënat e kompanisë dhe t’i zbulonin ata në internet, por tani kanë filluar edhe t’u dërgojnë mesazhe kërcënuese punonjësve të Sony-t.

Piratët kibernetikë u kanë shkruar këtë mesazh elektronik punonjësve të Sony Pictures, “Shumë gjëra, që as nuk mund të imagjinohen, mund të ndodhin në shumë vende të botës. Agjentët tanë gjenden kudo. Ju lutem vendosni emrin tuaj në adresën e mesazheve elektronike të mëposhtme për të treguar falsitetin e kompanisë, dhe nëse nuk pranoni do të ketë pasoja shumë të rënda. Nëse nuk do të regjistroni emrin, jo vetëm ju, por edhe familja juaj do të jetë në rrezik”.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët piratë kibernetikë, megjithatë mendohet që janë të njëjtët për shkak të frazave të njëjta të përdorura, si dhe fotoja e përdorur në mesazhet e mëparshme. Nuk dihet akoma arsyeja se përse piratët kibernetikë kërcënojnë kompaninë Sony Pictures dhe nga vijnë ata. Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se piratët kibernetikë mund të vijnë nga Koreja e Veriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button