Shqiptarët e ndarë ne viset të ndryshme të Ballkanit

Shqiptaret i gjen sot kudo në të gjithë rajonin. Siç janë edhe shqiptarët që jetojnë në zonën e Sanxhakut në Serbi. Për ta, është folur pak ose aspak.

Dikur Sanxhaku ka qenë pjesë e vilajetit te Kosovës, që së bashku me vilajetin e Janinës, Manastirit dhe Shkodrës përbënin Shqipërinë e viteve të Lidhjes së Prizrenit në 1878-n. Në 1912, kjo zonë u pushtua përfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Shqiptarët nën dhunën dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan të shpërngulën në masë, te madhe disa u vendosen në Turqi disa vendet tjera te botes.

Të tjerët të mbetur tashmë nga shumicë e pakicë, iu nënshtruan një procesi përzierje asimiluese me boshnjaket, me të cilët i bashkonte në këtë zone feja, por jo gjuha sllave që megjithatë mbeti alternativa e vetme në kushtet e presionit dhe mungesës së shkollave shqipe.

E megjithatë, në zonën e ndarë mes Serbisë e Malit të Zi, shqiptaret nuk janë shuar. Ata janë sërish aty. Rrugëtimi ynë ndalet në Sanxhakun e Pazarit të Ri apo siç quhet ndryshe, Novi Pazarit, që sot ndodhet brenda kufirit serb, një rrugëtim që na duhet ta ndërmarrim për ti prekur problemet e këtyre banoreve te lënë krejtësisht anash.

Shqiptarët kanë zgjedhur të jetojnë në zona të thella për të mos humbur identitetin e tyre. Të grupuar në disa fshatra, ata e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të mos iu nënshtruar procesit të asimilimit.

Fshati Uglla, pjesë e rajonit të Peshterit, është i fshehur pas kthesash të ngatërruara, rreth një orë nga Pazari i Ri. Banorët janë mikëpritës, duket se mezi e kishin pritur një vizitë të tillë. Shqipja, sado arkaike, nuk ka humbur mes këtyre mureve.

Të parët tanë nuk kanë ditur si të flasin serbisht. Të kishim shkollën do të ishim edhe ne kështu, por ne s’kemi shkollë shqip, vetëm serbisht”, kto janë shprehjet e banoreve..

Banoret e Novi Pazarit, thotë: “Zor është me ruajtur gjuhën, se nuk e kemi shkollë, ne gjuhën shqipe dhe nuk na lejnë at ate përdorim gjuhen vetem e vetem që te asimilohemi.

Në familje të tilla të lidhura fort pas traditës, gjuha është kaluar brez pas brezi, deri tek më të vegjlit.Jo gjithkund është njësoj. Tek të rinjtë, siç tregojnë të moshuarit, gjërat kanë nisur të zbehen.

Sa për mua,dhe vëllezërit e mi shqiptarë nuk do ta humbim gjuhën shqipe thotë një banor i këtij fshati afër Novi Pazarit, dhe këtu kur mblidhemi ne pleqtë që jemi disa, flasim shqip, se këto të rinjtë nuk e dine dhe nuk ka si ta dinë se kanë shkuar në shkollën ne gjuhë serbe.

Të jesh shqiptar këtu nuk është e thjeshtë. Këtu shqiptarët janë komuniteti që gëzon më pak të drejta, më pak mundësi. Për më tepër, këto të drejta nuk mund t’i kërkojnë ose më mirë nuk kanë ku t’i kërkojnë.

Ne Boroshtice, një fshat tjetër jo larg, banorët tregojnë jo pa drojë mbi presionin shtetëror që bëhet. Qe tash, edhe shqiptari s’guxon as me hy këtu. Duhet me u lajmëru menjëherë kur hyn këtu. Pse? Çka don? Çfarë pune ke? Çfarë ke?”

Ketu gjen mjaft mbiemra të njohur, si Shkreli, Dukagjini etj. Një pjesë janë detyruar t’i ndryshojnë, duke u shtuar prapashtesa sllave, si e vetmja mënyrë për të mos patur probleme me autoritetet ku kto prapashtesa jan arma kryesore asimilimit te nji populli.

E si mundet me qenë mirë kur ta merr dikush gjuhën e s’të len me fol shqip. Baba dhe nana më kane vdek , e dua Shqipërinë barabar me nënën dhe me babën”, thotë një shqiptar i Sanxhakut.

Në fshatra tjera situata është më e vështirë, sepse asimilimi ka qene thuajse tërësor. Në Arapoviç na presin mbi 20 burra të fshatit, të gjithë shqiptarë, por askush nuk mundet të flas shqip. Ndaj thërrasin një tjetër më të moshuar.

Nuk kemi shkolla shqip. fëmijët  po e humbim gjuhën.ne këto zona, shqiptarët janë detyruar të deklarohen ,ashtu siç e kërkojen autoritetet kto jan te dhënat e banorëve fshati, Bashicë. Edhe pse shumë kujtojnë mbrojtjen që patriotët Haqif Blyta e Shaban Polluzha bënë nga çetnikët në qytetin e Pazarit të Ri, andej nga viti 1941 shqiptaret janë asimiluar në masë.

Ka shumë të tjerë në qytet, që druhen të pohojnë apo e kanë humbur identitetin e tyre. sepse dikur këtu ka qene kufiri.Kështu ka ndodhur edhe në shumë fshatra tjerë të Sanxhakut ku jetojnë sot shqiptarët.

Dhjetëra shqiponja fluturojnë mbi këto fshatra. “Shqiponja kufitare i quajnë banorët e zonës”, sepse dikur këtu ka qene kufiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button