Ndjenja e inferioritetit

Nëse qëllosh në një shoqëri pak më serioze, njerëz me përvojë jetësore. U shtrohet pyetja: Përse Islami sot në botë nuk përfaqëson atë që duhet të jetë sipas vetë mësimit të tij?

Aty është shpallja e fundit e Allahut xh.sh. – Kur’ani. Numri i pjesëtarëve të tij sillet deri në një miliard e gjys të njerëzimit. Ndërsa, sot Islami është gati i pa njohur. Kurse Kur’ani na e tërheq vërejtjen dhe thotë: 

“ Është vërejtje për të gjithë botën!”

      A thua dispozitat janë të vështira?

      A thua obligimet janë të pakapërcyeshëm?

      A thua ndalesat nuk mund të zbatohen në praktik?

      A thua kërkesat në të janë të pa natyrshme?

Ku vallë qëndron faji nëse jo tek ne. Ne muslimanët në çdo hap ndeshim ndjenjën e inferioritetit!

Kjo ndjenjë na përcjellë kudo, në çdo hap, si hije. Ne turpërohemi se jemi musliman. Kurse nga goja e të huajve mund të dëgjosh fjalë miradie për Islamin. Kurse ne jemi tepër largë nga ajo. Ne e djejmë veten si fajtor, nuk kemi vetbesim, të cilën i përkasim. Djemtë dhe vajzat zbulojnë se u takojnë  botëve të ndryshme. Mirëpo, përse te ato shfaqet kompleksi i inferioritetit? Kjo s’është normale. T’i takosh Islamit s’do të thotë të jeshë ndrydhur me komplekse – kjo është e palogjikshme në kohën e sodit, nuk është moderne të jeshë religjioz. Ky është fakt. Kjo është dukuria që ende gjallëron në botë moderne si fryt i përvojës së Perëndimit dhe i dominimit të tij në kultur dhe në shkencë gjatë këtyre shekujve të fundit.

Mirëpo, Islami në mësimin e vet është gjithëpërfshirës dhe i plotë. Për të në këtë kuptim nuk ekzistojnë përkufizime sakrale dhe laike. Për të, tërë jeta njerëzore, dhe përfundimisht vdekja e njeriut, është një tërësi kuptimplote.

Islami është krejtësisht i natyrshëm dhe i pranueshëm si për laikët ashtu edhe për të diturit, për të pasurit dhe për të varfërit. Islami nuk është religjion i njerëzve të veçantë, i filozofëve dhe i të diturve. Ai nuk është religjion figurash, statujash, amuletesh, i magjive, i horoskopëve etj. Islami është domosdoshmëri që i imponohet njeriut të rëndomtë dhe normal edhe nga arsyeja dhe nga ndjenja në shpirtin e tij. Sepse, Kur’ani thotë: 

  ” Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atijë që i beson Allahut xh.sh., ditës së gjykimit, engjëjve, librat, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.”(Bekare:177).

Islami nuk njeh as idhuj, as kulte as të shenjtë. Vetëm Allahu xh.sh. është i madhëruar, i shenjtë dhe i pastër nga të metat:”Allahu xh.sh. është i vetmi që është i ndenjë për adhurim “

Islami është shumë i natyrshëm se sa mendimi i klishetizuar për fenë që e marrin nga perëndimi, sipas mendimit të tyre, religjioni kërkon mohim dhe refuzim, ndërsa Islami kërkon të përmbajturit dhe maturinë.

Kur’ani shpesh kërkon: 

  ”Këto janë dispozita të Allahut xh.sh., pra mos i kundërshtoni!”(El Bekare:229).”Kush e kundërshton Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e fut në Zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.”(En Nisa:14).

Rregull e madhe e mjekësisë bashkëkohore është që të mos teprohet në pije dhe ushqim.

”Hani dhe pini e mos e teproni, pasi Ai nuk i don ata që e teprojnë (shkapërderdhin)”.(El A’raf).

Kurse i Dërguari i Allahut thotë:”Barku është shtëpia e sëmundjeve kurse dieta ilaçi për shërim”.

Mjekësia bashkëkohore nuk flet aspak me admirim në mishin e derrit, alkoolin, drogën, bixhozin, pirjen e duhanit megjithatë ne jemi dëshmitarë po aq qesharake edhe të mjerë – të sjelljeve tona kur vimë në situata të tilla e kemi konsumuar gjënë të cilën nuk e preferon shkenca moderne, kurse Allahu xh.sh. që nga kohët e lashta na e ka ndaluar përdorimin e tyre.

Injorantët mendojnë se të jeshë besimtar do të thotë të jesh i privuar nga shumë kënaqësi të kësaj jete.

Shikoni vetëm alkoolin! Njerëzit pinë! Përse, as gota e parë e as e dyta – sipas vetë pohimit të tyre nuk ishte kurrfarë kënaqësie.- nga ndjenja e inferioritetit! Të gjithë thonë: le të jetë sa për shoqëri!” Nuk dua të jemë i veçuar nga të tjerët! Së shpejti kjo kalon në shprehi jetësore. E njejta dukuri ndodh edhe me zinan. I Dërguari i Allahut ka thënë:

Kur në  një popull shfaqet zinaja dhe përhapet aq shumë, saqë të bëhet sheshazi, në të do të paraqitet murtaja dhe sëmundjet të cilat nuk ekzistonin në mesin e të parëve tyre, të cilët jetuan para tyre.”(Transmeton Hakimi, Ibn Maxhe dhe El- Bazar).

Dr. Shofild në librin e tij “Sëmundjet gjenitale” (Botimi i tretë), ndër të tjera thotë:”Me të vërtetë mjetet e informimit (Mas –mediumet) thërrasin në anarhizëm (në liri të pakufizuar në çdo gjë, e edhe në seks), të cilën e konsiderojnë si gjendje të natyrshme biologjike… ekziston një bindje e gabueshme te njerëzit, se antibiotikët mund të shërojnë çdo sëmundje gjenitale që lajmërohet si rezultat i sjelljeve të këtilla!

Dr. Teodor Kuper, kryetar i shoqatës për kulturë shëndetësore dhe zëvendës ministër i shëndetësisë në SHBA, thotë: ”Morali i njeriut është pengimtare, kur janë në pyetje sëmundjet gjenitale dhe përhapja e tyre.”

Elizabeta Manners në librin e vet ”The Vulnerable Generation”(Gjenerata e atakuar) thotë:me të vërtetë vajzat në shkolla u janë ekspozuar keqpërdorimeve të ndyra, valës shkatërruese të materializmit, në të cilën i shtyejnë mas – mediumet dhe grupet e tregtarëve të seksit, që në këtë mënyrë realizojnë përfitime të mëdha materiale.

Dr. Villkoks në gazetën mjekësore thotë:”Nga shkaktarët e zgjerimit dhe të përhapjes së sëmundjeve në mjediset perëndimore janë:

1.Qëndrimi tolerues dhe lejimi i marrëdhënieve (të lira) seksuale në shoqëri para dhe pas martese d.m.th. miratimi i zinasë dhe i homoseksualizmit, si dhe trajtimi i kësaj dukurie nga shoqëria si gjë normale.

2.Përdorimi i shtuar i mjeteve për parandalimin e shtatëzënisë, duke qenë se shtatëzënësia ishte një nga arsyet më të forta që ndalonte gruan nga marrëdhëniet seksuale. Humbja e këtij faktori ndikoi që të shtohet zinaja tek gratë, pa u friksuar shtatëzënisë.

3.Përhapja e “seksit të lirë,” të një gruaje me shumë meshkuj dhe e kundërta”.Meshkujt më nuk kënaqen vetëm me një grua as gruaja me vetëm një mashkull, por njeriu kryen marrëdhënie seksuale me numër të madh grash, dhe e kundërta. Po ashtu edhe seksi i shfrenuar po përhapet shumë shpejtë nëpër vendet perëndimore.

Po kështu mund të themi se qëndrimi tolerant i shoqërisë ndaj të gjitha formave të marrëdhënieve seksuale është në rritje të vazhdueshme edhe tek ne, saqë më nuk ekziston asnjë ndjenjë turpi nga prostitucioni, nga homoseksualizmi e nga cili do lloj tjetër i seksit të ndaluar a jonormal. Përkundrazi, mjetet për informim kanë formuar bindje të tillë sipas të cilës është turp, për djalin ose vajzën të jenë të virgjër. Mas mediumet bëjnë presoin të posaçëm mbi djemtë dhe vajzat. Siç veprojnë edhe moshatarët e tyre ndaj shokëve dhe shoqeve të tyre, derisa në fund detyrohen t’u bashkangjiten në këtë.

Mjetet e informimit thërrasin në “seks të lirë”, dhe i inkurajojnë atë duke e konsideruar si dukuri normale dhe të natyrshme. Ekziston edhe një kënaqësi iluzore e shkaktuar nga bindja se antibiotikët janë në gjendje të kurojnë cilëndo sëmundje veneriane që lajmërohet për këtë shkak.

E njëjta gjë ndodh edhe me duhanin . Për kë cigarja e parë ishte kënaqësi, dëfrim? Për kë? Për askë! Ishte një kundërmim i erës së keqe. Ngulfatje! Kollitje! Megjithatë njeriu vazhdon ta pijë. Përse ?- Nga ndjenja e inferioritetit. Ka dëshirë të dobët, burrë! Ta refuzosh do të ekspozohesh talljes dhe shpotisë: T’i nuk je burrë! Ja, sot kriter i burrërisë qenka vesi (e metë, shprehi e keqe).

Dëgjoni fjalët e një dashamiri:

Kurrë nuk e kam pirë duhanin kam menduar se nuk kam kohë për një gjë të tillë. Mirëpo, Kur tash e analizoj ata që e pinë duhanin dhe ata që se pinë në mesin e rinisë bëhet fjalë për një të metë të madhe. Vini re gjestet e tyre si e ndezin cigaren, si e shkundin shpuzën. Të gjitha këto janë poza, gjeste boshe. Nëndërdije luajnë një farë roli madhështor Skena! Kurse në realitet perde tymi për të mbuluar zbrazëtirën e vet shpirtërore.

Kjo është një farë nevojë për afirmimin e personalitetit. Ata mund të kenë vlera, madje edhe të jenë të vetëdijshëm për të në ndërdije dëshirojnë të dallohen në atë shoqëri, të përvetësojnë mjaftë rregulla të sjelljes së asaj shoqërie. Atyre u mungon një lloj autonomie shpirtërore dhe vetëkënaqësi, një farë stabiliteti shpirtërorë.

Shikoni këta nxënëse të shkollës së mesme! Ç’ka i shtynë që ata pinë duhanin? Cigaret e tyre thjeshtë të shtangojnë. A s’janë të vetëdijshme se posedojnë rininë dhe bukurinë. Por duhet të kenë edhe mund: Shkollohen andaj për këtë kanë vërtetime, dëftesa dhe diploma. A thua duhet të posedojnë ndjenjën e inferioritetit. Ata as nuk janë të vetëdijshme, as nuk kanë kush t’ua tërheq vërejtjen se sa të pakëndshme dhe sa të marra duken me cigare në dorë. Madje edhe kriminele – sepse ata një ditë do të bëhen nëna.

Në retë e tymit të dendur lind gënjeshtra e madhe e duhanxhinjve. Flasin për kënaqësi të madhe… shkarkim. E në realitet, ata janë helmuar me nikotinë. E kanë mësuar organizmin e tyre me te. S’mund të rrinë pa të. Janë rrobër të cigares.

Keni kujdes; duhani është gjë e panatyrshme. Rregulla ekzistuese në natyrë është ajo që nuk e ushqen organizmin është helmë. Mos harroni që për këtë dhunti ta falenderojmë Allahun xh.sh.! Në kur’an thuhet:

  ”O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falenderoni Allahun xh.sh., nëse jeni që vetëm ate e adhuroni!”(El – Bekare: 172).

Parim themelor i islamit është: Ç’do gjë që i bën dëm njeriut është e ndaluar! Andaj, nëse miku ju ofron cigare konsideronije armik. Ai është i pandërgjegjshëm, njeriut të tillë duhet thënë qartë :”Në jetë mos iu nënshtroni duhanit!”S’ka cigare e fundit, pas secilës pason tjetra. Kjo është fatkeqësi e vërtetë! Vetvetes ia merr shëndetin dhe këtë marrëzi e bën me të holla personale. Mirëpo, duhanxhinjtë po përpiqen që rrethin e tyre magjikë ta zgjerojnë me anëtarë të rinjë. Ata i janë nënshtruar këtij kompleksi, e tash i udhëzojnë edhe të tjerët në të. Ata as që çajnë kokën se ai është harram (e ndaluar). As që besojnë në diç të tillë.

Dhe ja, sot secili e ka të qartë se çfarë do të thotë gjërat e shëmtuara nga aspekti mjekësor, human, etik, shëndetësor, dhe nga cilido aspekt tjetër dhe se çfarë të këqija ai i shkakton individit dhe shoqërisë, por megjithatë durohet për hirë të “dashurisë”! E ne muslimanët? Ata ka herë kanë shfaqur dëshirë për t’iu shmangur dispozitave te Allahut xh.sh., qofshin ato në forma të urdhërave apo të ndalesave.

Kjo dëshirë është pasojë natyrore e pasimit të verbër të asaj çka vetëm të prishurit mund ta quajnë civilizim dhe të çdo  gjëje negative që ky”civilizim” bart në vete. Ndërkaq, pasojat e kësaj më së miri pasqyrohet në gjendjen e tyre të mjerueshme morale, fetare edhe shoqërore. Duke i vështruar të gjitha këto, njeriut të arsyeshëm, mund vetëm t’i vijë pse është në këtë pikëpamje” I Civilizuar”, madje edhe nëse do ta quanin “ të prapambetur” dhe “obskurantist”.

Eroll Veliu

Lajme të ngjashme

Back to top button