Edhe Chelsea di të humbë (Video)

Newcastle United i ka shkaktuar humbej e parë Chelseas këtë sezon. Ekipi nga St James’ Park mposhti londinezët me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së katërmbëdhjetë të Premierligës.

Pjesa e parë e kësaj përballje përfundoi pa gola. Kurse, në pjesë lojën e dytë u zhvillua një lojë më dinamike ku u realizuan tre gola.

Vendasit realizuan dy gola, për epërsinë 2:0, nëpërmjet Papiss Cisse, në minutën e 57-të dhe 79-të. Kurse, shtatë minuta pa përfunduar takimi, Didier Drogba zvogëloi epërsinë e vendasve në 2:1.

Pas kësaj disfate, londinezët nuk arritën ta thyejnë rekordin prej 24 ndeshjeve pa humbje. Chelsea mbetet në kuotën e 36 pikëve, gjashtë më shumë sesa Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button