Studiuesi maqedonas: Shqiptarët erdhën në Shkup në fund të Shek.XIX

Gazeta “Dnevnik” boton pjesë nga një studim i vitit 1951 të Dr. Jovan Trifunovskit, sipas të cilit shqiptarët e parë në Shkup dhe në rrethinat e saj kanë ardhur nga Veriu i Shqipërisë në fillim të shekullit XIX.

“Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe “magjupë” të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë”, shkruan gazeta maqedonase.

Sipas studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha Kosova, Metohia, Morava e epërme dhe Drenica.

Në studimin”e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë.

Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombasve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button