Lindje apo perëndim – cila politikë çon drejt gazit?

Ngjarjet dhe lojërat gjeopolitike nuk janë pengesë për gazifikimin e Maqedonisë, por politika do të vazhdojë të ketë ndikim të rëndësishëm rreth asaj nëse dhe drejt cilit përçues gazi do të hapet mundës për kyçje në të ardhmen.

Pas ndryshimit të rrugës së tubacionit të Rrjedhës së Jugut, gazsjellësi rus tani po bëhet më i largët për Maqedoninë, që ende nuk do të thotë se mund të bëhet tërësisht i padisponueshëm ,vlerësojnë ekspertët. Plani alternativ për realizimin e projektit nëpërmjet Turqisë do të thotë se ai do të vijë në Greqi, me çka do të hapen edhe opsione për Maqedoninë:

“Me atë që shkojnë nëpërmjet Turqisë ato mund të mbërrijnë deri në kufirin me Greqinë, por pyetja është nëse do të marrin leje për të kaluar përmes Greqisë. Nëse marrin, atëherë hapet mundësia për realizimin e degës jugore të gazsjellësit që shkon përmes Italisë. Por kur e dimë që Hungaria dhe Austria kanë miratuar ligj me të cilin kanë eliminuar barrierat që i ka vendosur Bashkimi Evropian, mund të hapet edhe opsioni për gazsjellës nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë në këto vende. Por sigurisht, nëse lejon Greqia e cila nuk është Bullgari. Por nga ne nuk varet asgjë, situate po ndryshon shumë shpejtë dhe mund të del një opsion i tretë. Ashtu siç ndikojnë në Bullgari, ashtu mund të ndikojnë edhe tek ne dhe vendimet tona”, komentoi profesori universitar Konstadin Dimitrov për DW.

Gaz të mjaftueshëm për dekadën e ardhshme

Humbjen më ta madhe aktualisht e vuajnë Bullgaria dhe Serbia që definitivisht po humbin milionat të cilat duheshe të derdhen në arkën e tyre nga transiti i gazit. Maqedonia, sipas analizave mund të jetë e qetë në dekadën e ardhshme. Gazi do të mbërrijë përmes tubacionit ekzistues, kapaciteti i të cilit nuk është përdorur për momentin. Por për realizimin e strategjive afatgjata do të kërkojnë opsione të tjera:

“Nëse dhe çka do të fitojë Maqedonia nuk varet direkt nga ne por indirekt që në të ardhmen të mund të kyçemi në anë të ndryshme. A do të jetë TAP, AMBO, ose do të quhet ndryshe, nuk ka rëndësi. Por hapat e ardhshme do të varen nga shumë gjëra, dhe ne duhet të shohim se çfarë politike do të ndjekim dhe drejt cilit do të orientohemi, drejt NATO-s apo Rusisë.. Nga kjo do të varet se çka do të fitojmë si ofertë dhe opsion. Por për momentin është vendimtare se dekadën e ardhshme ne do të kemi siguruar gaz të mjaftueshëm, dhe kapacitetet aktuale të gazsjellësit i përdorim minimalisht. Nga 800 milion kub, në vit ne harxhojmë vetëm 170 milion kub. Kështu që deri në vitin 2020 kjo do të jetë e mjaftueshme”, komentoi profesori universitar Mile Dimitrovski.

Qeveria nuk është e shqetësuar

Sërish, gjendja e këtillë afatgjate është shqetësuese duke pasur parasysh planet për realizimin e projekteve të mëdha për gazifikim të vendit që duhet të fillojë të realizohet. Në vazhdim është procedura për zgjedhjen e kompanisë që do ta ndërtojë dhe do të ekonomizoje me rrjetin dhe sistemin e gazsjellësit në kryeqytet. Në plan është edhe projekti për gazifikimin e pjesës lindore dhe perëndimore të vendit.

Marrëveshja dypalëshe që vitin e kaluar në Moskë është nënshkruar nga Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri i financave Zoran Stavrevski ka hapur mundësinë për kyçjen e Maqedonisë në rrjedhën jugore. Kontrata është interpretuar më pas si një garanci afatgjate për stabilitetin energjetik që do të sigurojë edhe realizimin e sigurt të projekteve për ndërtimin e strukturës së brendshme të gazsjellësit.

Pas zhvillimeve të reja, nga Qeveria deri më tani nuk kanë demonstruar shqetësim:

“Ardhmëria e Rrjedhës Jugore është në duart e Rusisë dhe Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk është ndonjë çështje që ne mund të ndikojmë. Mund ta ndjekim gjendjen , edhe ne punojmë, punojmë dhe do të punojmë për gjetjen e zgjidhjes alternative, ose gjetjen e burimeve të tjera për gaz për Maqedoninë”, deklaroi ministri i financave Zoran Stavreski.

“Heqja dorë e Rusisë nga Rrjedha e Jugut nuk do të ndikojë në projektet për gazifikimin e Republikës së Maqedonisë, projektet vazhdojnë pandërprerë edhe për rajonin e parë të dytë dhe të tretë. Procedurat po rrjedhin sipas afateve” , thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas ekspertëve, gazifikimi i Shkupit dhe qyteteve të tjera nuk do të paraqet problem për kapacitetin ekzistues të sistemit të tubacionit për pesë apo dhjetë vitet e ardhshme.

Mund të ketë vështirësi në rasti të ndërtimit të kapaciteteve të reja të gazit apo gazifikimit të atyre ekzistues si TEC Negotinë REK Manastiri apo ngjashëm, por edhe në këto raste mund të reagohet me kohë nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të tubacionit ekzistues.

Lajme të ngjashme

Back to top button